Presidenti amerikan Joe Biden i propozon ish- paraardhësit të tij Donald Trump përballjen në dy debate televizive, përkatësisht një në muajin qershor dhe një në nëntor. Propozimi i presidentit, raporton ”Washington Post”, përfshin negociata të drejtpërdrejta midis fushatave të Bidenit dhe Trump për përcaktimin e rregullave, moderatorëve dhe rrjetit që do të presë krahasimet, duke anashkaluar kështu Komisionin e debatet presidenciale. Ish-presidentit Trump, Biden i propozon edhe një debat mes kandidatëve për nënpresidentët, një pas konventës republikane dhe një para asaj demokratike. Nga ana e tij ish presidenti Trump ka pranuar sfidën e presidentit Joe Biden për të zhvilluar dy debate para zgjedhjeve. ”Jam gati dhe i disponueshëm”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social, Truth. ”Të bëhemi gati për luftë!!!”, ka shtuar ai./
Trump pranon ftesën e Biden për dy debate televizive
RELATED ARTICLES