Dezinformimi po rritet dukshëm në Evropë, në funksion të zgjedhjeve evropiane, deklaroi një zyrtar i lartë evropian. ”Dezinformimi ka regjistruar një rritje cilësore dhe sasiore, që si zakonisht synon të krijojë konfuzion dhe mosbesim në proceset demokratike”, sipas zyrtarit. Rusia qëndron kryesisht pas fushatës zgjedhore të BE-së. Teknikat ndryshojnë, por një shembull praktik është ai i domeneve të ”Pravda”s-. Nga hetimet e EDMO-s, Observatorit Evropian të Medias Digjitale, doli se brenda një jave (20-26 mars 2024) rrjeti i ”Pravda”-s u aktivizua në 19 vende të BE-së, Greqi, Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci, Republika Çeke, Sllovaki, Bullgari, Rumani, Finlandë, Suedi, Portugalia, Estoni, Letoni, Lituani, Hungari, Qipro, Irlandë dhe Slloveni. Teknikat e përdorura përfshijnë si “ndërhyrje direkte ashtu edhe indirekte”, me aktorë të angazhuar për të “përforcuar” fërkimet në debatin publik, të tilla si “protestat e fermerëve”. ”Megjithatë, BE është në gatishmëri dhe në kontakt me të 27 vendet e saj për të mbrojtur zgjedhjet”, deklaroi zyrtari.
BE: Rritje e dezinformimit në prag të zgjedhjeve evropiane
RELATED ARTICLES