Monday, November 25, 2024
HomeMJEDISShtegu “Kroi i bardhë – Kroi i kuq” për zhvillimin e turizmit...

Shtegu “Kroi i bardhë – Kroi i kuq” për zhvillimin e turizmit malor

Zonat malore të vendit gjithnjë e më shumë po vizitohen nga turistët vendas e të huaj. Për t’i bërë më lehtësisht të aksesueshme këto zona, punonjësit e 12 Administratave të Zonave të Mbrojtura në të gjithë vendin vijojnë punën për shënjimin e shtigjeve turistike. Ditët e fundit stafi i AdZM Kukës në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës turistike në zonat e mbrojtura shënjoi shtegun turistik “Kroi i bardhë- Kroi i kuq” si pjesë e shtegut turistik “Gjallicë-Liqeni i Kallabakut” brenda Parkut Natyror “Korab-Koritnik”. “Ky shteg ka vështirësi mesatare dhe vizitohet shumë nga vizitorët për shkak të peizazhit mahnitës që zona të ofron dhe shtrirjes së saj përgjatë kullotave alpine të parkut”, theksoi ADZM Kukës. Shtegu “Kroi i bardhë – Kroi i kuq” është i gjatë 4645,58 m përshkohet për 1 orë edhe ka nivel të lartë vështirësie. Pranë shtegut ndodhen monumentet e natyrës si Kroi i Bardhë. Parku natyror Korab-Koritnik, i cilësuar si një nga zonat më të bukura që ka rajoni i Kukësit dhe veriu i Shqipërisë, shtrihet në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit dhe në të mund të gjesh gjithë bukurinë natyrore dhe peizazhet e mrekullueshme. Nga janari deri në dhjetor të 2023 parku u vizitua 56 501 turistë, nga të cilët 24 526 vendas dhe 36 825 të huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments