Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare me Serbinë, kjo pas ndalimit të vizitës së patriarkut serb Porferije. Në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i BE-së tha se “Kosova ka injoruar në mënyrë flagrante rëndësinë që Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të ketë për një pjesë të qytetarëve të Kosovës”. Ai shtoi se kjo është në kundërshtim me parimet themelore të çdo shoqërie demokratike e multietnike. Ndërkaq, duke folur për takimin e nesërm në Bruksel ku do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë, Stano tha se do të tentohet të gjendet një zgjidhje për këtë temë. Anëtarësimi në BE, kritikohet qeveria për mungesë konsultimi me shoqërinë civile Për çështjen e dinarit palët janë takuar pesë herë të tjera në Bruksel, mirëpo kanë dështuar të arrihet një ujdi kompromisi.
Ndalimi i vizitës së Porferije, BE: Kosova shkeli marrëveshjen e vitit 2014
RELATED ARTICLES