Plazhi dhe natyra e mrekullueshme në Darëzezë të Fierit është gati të mirëpresë pushuesit që do të zgjedhin këtë pikë turistike gjatë sezonit veror. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla publikon pamje nga natyra e Darëzezës. Kjo pjesë e Adriatikut shoqërohet edhe me valëzim të fortë të detit, duke ofruar kushte të favorshme për të apasionuarit e kitesurfing (rrëshqitje në valët e detit), windsurf, wakeboard, si dhe sporte të tjera. Bregdeti i Darëzezës është një zonë ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta në Shqipëri. Ky plazh ndodhet larg zonave urbane duke u shmangur edhe ndotjen nga derdhjet e ujërave të zeza. Darëzeza është një plazh pak i njohur për publikun e gjerë, po me një rërë të zezë kurative. Vrojtimi i faunës së egër është një tjetër mundësi që natyra e bukur e Darëzezës ofron për turistët. Në fundjavë ky plazh është destinacioni i qytetarëve fierakë, e jo vetëm. Rëra këtu është e imët dhe plot jod, mbrëmjet të freskëta dhe mbresëlënëse. Në këtë zonë ka lokale të shumta që ofrojnë kuzhinën tradicionale vendase. Për të mbërritur në këtë pikë turistike, së fundmi është investuar dhe përfunduar ura e Darëzezës, e cila lehtëson aksesin në këtë pikë turistike.
Darëzeza, destinacion turistik i natyrës dhe sporteve ujore
RELATED ARTICLES