” I nxehti afrikan”/ Meterologia Lajda Porja: Fundjava me temperatura mbi 30 gradë…

0
50

Për të kuptuar më shumë me situatën e motit në Shqipëri, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, për të folur se si parashikohet moti këtë javë ishte meteriologia, Ladja Porja. “Kjo javë do të jetë e ndarë në dy pjesë, pjesa e parë do të jetë tipike pranverë. Dita ka nisur me diell, megjithatë pjesa tjetër e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Do të ketë reshje të pakëta kryesisht në veri dhe qendër, rrebeshje në gjithë shtrirjen lindore, pra zonat malore do të kenë rrebeshje. Në mbrëmje do të kemi përmirësim të motit. Nga e hëna deri të mërkurën, temperaturat janë tipike të pranverës, 25-26 grad. Dita e martë e mërkurë do të kemi prezente vranësirat dhe rreshjet. Të enjte fillon aktivizimi i një mase ajrore të nxehtë, e cila vjen nga veriu afrikës, duke u zhvendosur më pas drejt ballkanit. Kjo do të bëj që dita e premte dhe fundjava të sjell diell dhe temperatura të larta. Në fundjavë presim temperaturat 30 gradë. Parashikohet të mbeten për një kohë të gjatë”, u shpreh ndër të tjera Ladja Porja.