Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE“Lagunas”: Riviera Shqiptare, destinacioni për pushime në 2024

“Lagunas”: Riviera Shqiptare, destinacioni për pushime në 2024

Ujëra të kristalta, plazhe dhe monumente të pafundme të zhytura në histori, destinacioni i ri në trend në zemër të Evropës po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota, shkruan në një artikull revista argjentinase “Revista Lagunas”.

Riviera Shqiptare, një xhevahir parajsor Përtej atraksioneve të tjera, pa dyshim që Shqipëria është bërë e rëndësishme në turizmin ndërkombëtar për ofrimin e peizazheve dhe plazheve të ngjashme me disa destinacione të Karaibeve. Në jug të vendit, ky rajon shtrihet përgjatë bregut të detit Jon dhe formon një peizazh të paharrueshëm për shkak të bukurisë dhe, në të njëjtën kohë, veçantisë së tij, pasi ndërthur elementë që zakonisht nuk gjenden në plazhe të tjera të botës. Brenda kësaj zone, një nga pikat më të spikatura është fshati bregdetar i i Ksamilit, i njohur për ishujt e tij të vegjël të aksesueshëm me not ose varkë, ujërat bruz dhe rërën e bardhë, perfekte për një arratisje të paharrueshme Në të njëjtën kohë, plazhi i Dhërmiut shquhet edhe si një nga epiqendrat e Rivierës Shqiptare, me një mjedis impozant malesh dhe ujërash blu, ideale jo vetëm për qetësi, por edhe për aktivitete ujore. Duke vazhduar turin në këtë rajon, mund të vizitoni edhe fshatin e Himarës, i cili për turistët aventurierë, ndërthur jo vetëm plazhe të pabesueshme, por edhe një qytet të vjetër magjepsës, plot me monumente historike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments