Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Encikopledia shqiptare”, mblidhen redaksitë e përbashkët Shqipëri-Kosovë

“Encikopledia shqiptare”, mblidhen redaksitë e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Siç është rënë dakord në redaksinë qendrore, të gjitha mbledhjet dhe takimet e redaksive, të të tre niveleve, për gjashtëmujorin e parë, do të zhvillohen në Tiranë. Në pjesën e dytë të vitit në Kosovë.

Në takimet mes redaksive në fushën e arkeologjisë (lashtësia), gjuhësisë, letërsisë, trashëgimi e identitet dhe artet skenike e pamore, u shkëmbyen informacion për fjalësin paraprak të propozuar prej tyre, për përsëritjet e mundshme dhe shmangien e tyre, për zbatimin e kritereve praktike në përzgjedhjen e parë dhe për proceset e detyrat në vijim.

Gjatë kësaj periudhe nga redaksitë duhet të nxirren e të njoftohen të dhënat për numrin tërësor të fjalësit në gjendjen e tanishme, për peshën (vendin) që zë fjalësi i çdo redaksie në kuadër të së tërës. Deri në fund të qershorit redaksitë e së njëjtës fushë duhet të kenë arritur në stabilizimin e një fjalësi të përbashkët për gjithë hapësirën shqiptare. Për këtë bashkërisht duhet të hiqen nga fjalësi njësitë e përsëritura dhe duhet bërë përzgjedhja për një përfaqësim relativ sa më objektiv të çdo fushe.

U dakordësua që fjalësi i përgatitur nga redaksia e posaçme e trashëgimisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duhet të njihet nga redaksitë e fushave dhe të bëhet pjesë e listës së tyre sipas përkatësisë.

Redaksitë e fushave dhe të grupfushave gjatë kësaj periudhe do të formulojnë e propozojnë kritere ndihmëse e plotësuese dhe hartojnë artikuj ilustrues (shembuj për të gjitha madhësitë e tyre, duke ndjekur strukturën e artikujve të përgatitur nga redaksia qendrore).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments