Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAutostrada Thumanë-Kashar hapet më 30 qershor

Autostrada Thumanë-Kashar hapet më 30 qershor

Autostrada Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu do të hapet më 30 qershor të këtij viti. Ky segment rrugor, ndër më të rëndësishmit e Korridorit Blu, pasi përshkruan një prej zonave me trafik të rënduar veçanërisht gjatë verës, ka një gjatësi prej 21.05 km. Hapja e tij  pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun. Rruga do të jetë e kategorisë A, duke plotësuar parametrat më të lartë të sigurisë rrugore. MIE ka bërë të ditur se duke qenë një autostradë e kategorisë A është parashikuar që brenda standardeve të ndërtohet dhe një gardh rrethues, nga të dyja anët, në mënyrë të tillë që të mos lejohet aksesi i askujt duke rritur kështu sigurinë e lëvizjes. Krahas aksit kryesorë, do të ketë edhe rrugë alternative, si një opsion për të gjithë qytetarët. Aksi Thumanë-Kashar ka pjesë të tij disa vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments