Fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira, por reshjet sipas parashikimeve të sinoptikanëve pritet të jenë të pakta sidomos të shtunën ndërsa e diela do ketë më shumë diell. Hakil Osmani: Parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë vranësirat më të dukshme në vendin tonë duke bërë që të kemi edhe momente me reshje të izoluara shiu. Më të dukshme do të jenë në zonat jugore. Përsa i përket ditës së shtunë pritet që të vijojë moti i paqëndrueshëm për zonat jugore duke bërë që pasditja të sjellë zhvillime të përkohshme të vranësirave duke bërë që të kemi prezente edhe reshjet e shiut ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që zonat veriore dhe zonat qendrore kryesisht të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimit të vranësirave. Dita e dielë sjell një mot më të qëndrueshëm në një pjesë të mirë të territorit shqiptarë duke bërë që Ultësira Perëndimore dhe qytetet e zonës së ulët të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Temperaturat gjatë kësaj fundjave pritet të arrijnë vlerat maksimale deri në 25 apo 26 gradë Celsius. Hakil Osmani: Parashikohet që e shtuna të sjell një rritje të tyre në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të jenë në vlerën 5 apo 6 gradë Celsius ndërsa maksimumet do të regjistrohen edhe në vlerën 26 gradë Celsius. Të larta do të mbeten temperaturat edhe përgjatë ditës së dielë duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 25 në rang territori. Këto temperatura në fakt janë tipike për muajin në të cilin ndodhemi. Edhe fillimi i javës tjetër pritet të jetë nën dominimin e vranësirave të cilat mund të gjenerojnë rreshje të pakta.