Mesatarisht 200 persona largohen nga qyteti jugor palestinez Rafah çdo orë pas urdhrit të evakuimit të Izraelit, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara. “Zhvendosja po vazhdon dhe njerëzit po largohen drejt Khan Younis dhe zonave qendrore”, deklaroi Juliette Touma, drejtoreshë e Agjencisë së Ndihmës dhe Punës për Refugjatët në Lindjen e Mesme (UNRWA). ”Nuk është e mundur të sigurohet numri i përgjithshëm i personave të zhvendosur për momentin, duke pasur parasysh rrjedhshmërinë e situatës”, shtoi ajo. Sipas një zyrtari të UNRWA rreth 50 000 njerëz ishin larguar nga Rafah që prej ditës së hënë. Rafahu është shtëpia e 1,5 milionë palestinezëve të zhvendosur brenda vendit. Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të Rafahut lindor që të largohen nga zona duke rritur frikën se një sulm tokësor në Rafah, të cilin Izraeli e ka kërcënuar prej muajsh, ishte i afërt
OKB: 200 palestinezë largohen çdo orë nga Rafahu
RELATED ARTICLES