Flaka Olimpike më në fund do të hyjë nesër në Francë, në portin e Marsejës, pas një udhëtimi të gjatë, shkruan AP. Pasi u ndez më 16 prill në Olimpian antike, pishtari bëri xhiron e Greqisë përpara se të nisej nga Athina në bordin e një anijeje me tre direkë të quajtur ”Belem”, e nisur drejt Marsejës. ”Belem” u përdor për herë të parë në 1896, në të njëjtin vit që filluan olimpiadat moderne. Ajo do të shoqërohet nga më shumë se 1 000 varka ndërsa parakalon rreth Gjirit të Marsejës, përpara se të mbërrijë në Vieux-Port, ose Portin e Vjetër, dhe të ankorohet në një vend që i ngjan një piste atletike. Pishtarët do të bartin flakën në të gjithë Marsejën dhe në fund në çatinë e stadiumit të famshëm ”Vélodrome”, shtëpia e tifozëve të pasionuar të futbollit. Pas largimit nga Marseja, një udhëtim i gjatë stafetë do të ndërmerret përpara se odiseja e pishtarit të përfundojë me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, më 26 korrik në Paris. Pishtari do të arrijë në vendin e famshëm dhe spektakolar të Mont Saint-Michel në Normandi më 31 maj. E vendosur në një zonë të ngritur të rrethuar nga uji, kalaja e ishullit duket sikur është krijuar për një set filmash të ”Game of Thrones”. Aq e vjetër është ajo kala sa ekzistonte edhe gjatë luftës 100-vjeçare midis Anglisë dhe Francës, nga viti 1337 deri në 1453. Më vonë u bë burg dhe në vitin 1979 u shpall trashëgimi botërore e UNESCO
Intinerari i Flakës Olimpike drejt Francës
RELATED ARTICLES