Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEGjirokastra mirëpret “Javën Evropiane 2024”

Gjirokastra mirëpret “Javën Evropiane 2024”

Gjirokastra mirëpriti “Javën Evropiane 2024” ku u promovua gjithëpërfshirja, diversiteti dhe të drejtat e njeriut. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato vizitoi ndërtimin e Tregut Tradicional Rom të financuar nga BE, që do të hapet së shpejti. Panairi i BE-së prezantoi më shumë se 15 programe të BE-së në mbështetje të grupeve dhe komuniteteve të ndryshme dhe që dëshmojnë prezencën e Austrisë, Gjermanisë dhe Francës në Shqipëri. Përfaqësues të komuniteteve fetare u mblodhën në një diskutim mbi bashkëjetesën fetare dhe dialogun në Shqipëri. Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor, artistë të ndryshëm romë dhe DJ Ledi Si performuan në pika të ndryshme të qytetit, duke përfshirë shtëpinë e të moshuarve. Shfaqja e filmit “Europa”, në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë, mbylli ditën festive. “Nuk kemi zgjedhur rastësisht Gjirokastrën për të festuar përfshirjen dhe diversitetin. Këtu diversiteti bashkohet dhe krijon diçka të bukur. Duke përgatitur Shqipërinë për rrugëtimin e saj të integrimit në BE, duhet të kujtojmë se çdo anëtar i pambrojtur i shoqërive tona ka të drejtë të jetë pjesë e këtij rrugëtimi dhe të kontribuojë në të”, tha ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments