Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës në stërvitje të përbashkët

KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës në stërvitje të përbashkët

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë nesër një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrella, të quajtur “Golden Sabre 2024”. Sipas KFOR, stërvitja do të testojë aftësinë e tyre për të zbatuar procedura të përbashkëta të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm sigurie. “Ajo do të përfshijë një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe mjetesh që operojnë në të gjithë zonën e stërvitjes, si dhe në rrethinat e tij dhe përgjatë rrugëve kryesore fqinje”, thuhet në komunikatë. “Golden Sabre 2024” është pasqyrim i bashkëpunimit dhe përkushtimit tonë të gjatë për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve. “Kjo stërvitje e përbashkët simbolizon përkushtimin tonë të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Duke bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për të adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për të ruajtur stabilitetin rajonal. Ne presim përfundimin me sukses të këtij ushtrimi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të gjithë të përfshirëve”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët veprojnë respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments