Në Durrës vijojnë punimet për shndërrimin e segmentit të shëtitores “Taulantia” në zonë multifunksionale. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndoqi nga afër punimet për rehabilitimin e zonës në vazhdim të shëtitores “Taulantia”. Segmenti 150 metra i gjatë do të shndërrohet në një zonë multifunksionale me hapësira të gjelbra, ndriçim e mjedise rekreative, ashtu si e gjithë shëtitorja “Taulantia”. Hapësira do të vendoset në shërbim të qytetarëve dhe turistëve të shumtë që vizitojnë qytetin e Durrësit. Durrësi është prej qyteteve destinacione turistike, që vitet e fundit ka njohur rritje të numrit të vizitorëve të huaj, ndërsa të shumta janë kroçerat që sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës.
Zgjatimi i shëtitores “Taulantia” drejt shndërrimit në zonë multifunksionale
RELATED ARTICLES