Superliga shqiptare e futbollit luan këtë mesjave javën e 35-të dhe të parafundit të saj. Tirana, Dinamo City dhe Skënderbeu luajnë për një vend në “Final Four”, ndërsa Laçi me Teutën janë në luftë për mbijetesë. Java e 35-të do të luhet këtë të mërkurë dhe të gjitha ndeshjet do të jenë në ora 16:00. Tirana duket se ka dhe kalendarin më të vështirë. Nesër pret në “Air Albania” Vllazninë e vendit të dytë, teksa në fundjave do të luajë në transfertë përballë “Egantias”. Sakaq, Egnatia, Vllaznia dhe Partizani kanë arritur të marrin matematikisht një biletë për në “Final Four”, ndërkohë Kukësi dhe Erzeni janë tashmë matematikisht një kategori më poshtë.
Superliga, raundi 35:
E mërkurë, 16:00
Dinamo – Egnatia
Erzeni – Teuta
Tirana – Vllaznia
Kukësi – Partizani
Skënderbeu – Laçi
Klasifikimi: Egnatia 60 pikë, Vllaznia 58, Partizani 57, Dinamo City 47, Skënderbeu 47, Tirana 46, Teuta 44, Laçi 42, Erzeni 32 dhe Kukësi 27 pikë.