Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë për konsultim nismën për disa ndryshime ligjore “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”. Ministrja Anila Denaj deklaron se nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore synojnë rregullimin e procesit të regjistrimit të farave të importit që hyjnë në vend dhe përdoren nga fermerët tanë. Ajo nënvizon se “përpos lehtësimit të procedurave për regjistrimin e varieteteve të farave të reja në Katalogun Kombëtar, ul kostot e panevojshme për fermerët duke garantuar njëkohësisht fuqinë mbirëse të materialit mbjellës shumëzues bimor në treg”. Denaj shprehet se këtë proces mendimi i profesionistëve, ekspertëve dhe vetë fermerëve është i rëndësishëm, ndaj i fton të gjithë që të paraqesin mendimet e tyre. “Kontributi i secilit prej jush është i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në vendin tonë”, thekson ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndryshime ligjore për importin e farave, për fermerët
RELATED ARTICLES