Kompania “Gjoka”, e cila po ndërton Rrugën e Arbrit njoftoi sot se do të ketë bllokim të rrugës nga e diela deri të martën. Kompania po kryen asfaltimin e segmentit nga Rrethrrotullimi i Klosit deri në Bulqizë. “Do të ketë sërish bllokim të përkohshëm të segmentit nga rrethrrotullimi i Klosit deri në Bulqizë dhe anasjelltas në datat 5, 6 dhe 7 maj (e diel, e hënë dhe e martë) nga ora 8:00 deri në orën 18:00”, bën të ditur kompania. Kalimtarët duhet të ndjekin rrugën e vjetër nga bajpasi Klos për në Bulqizë dhe anasjelltas. Rruga do të jetë e hapur në të gjithë gjatësinë e saj ditën e premte dhe të shtunë.
Segmenti rrugor nga rrethrrotullimi i Klosit deri në Bulqizë mbyllet nga e diela deri të martën
RELATED ARTICLES