Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po ndërton linjë të re tensioni të mesëm 20 kV, në Fushë Krujë. OSHEE bëri të ditur se investimi për cilësi më të lartë furnizimi me energji elektrike në këtë zonë merr një rëndësi të madhe për shkak të zhvillimit të madh të ndodhur aty ku Tirana dhe Durrësi kryqëzohen me veriun e vendit, në Fushë Krujë. “Pas ndërtimit të nënstacionit dhe rrjetit kabllor 20 kV, radha i vjen fshatrave Bubq, Mazhe, Budull, Ura e Gjoles dhe zonave përreth, ku sipërmarrja private është zgjeruar në sektorë të ndërtimit dhe agroturizmit, aty ku shtrihet autostrada Thumanë-Kashar, pranë së cilës ndodhet edhe aeroporti ndërkombëtar”, u shpreh OSHEE.
OSHEE, linjë të re tensioni të mesëm 20 kV në Fushë Krujë
RELATED ARTICLES