Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIPaguan 6,5 miliardë dollarë pas pretendimeve se pudra shkakton kancer

Paguan 6,5 miliardë dollarë pas pretendimeve se pudra shkakton kancer

Gjiganti farmaceutik amerikan ”Johnson & Johnson” ka prezantuar një plan për t’i dhënë fund padive civile, pas pretendimeve se përdorimi i pudrës së tij ka qenë shkaktar i shfaqjes së kancerit, shkruan il messaggero.it. Kompania ka deklaruar se ”është e gatshme të paguajë rreth 6,5 miliardë dollarë”. ”Ky plan është kulmi i strategjisë sonë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kompania jonë ka punuar me avokatë që përfaqësojnë shumicën dërrmuese të pretenduesve për të gjetur një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje”, theksoi Erik Haas, nënkryetar i çështjeve ligjore në J & J. Sipas planit, J & J ra dakord të paguante rreth 6,475 miliardë dollarë gjatë 25 viteve për pretendimet që lidhen me problemet e vezoreve (99,75% e pretendimeve aktuale). Çrregullimet e tjera përfshijnë mesothelioma, me nofkën ”kanceri i asbestit” dhe trajtohen veçmas. Pudra sipas denoncuesve përmban asbest dhe shkakton kancer ovarian, gjë që kompania vazhdon ta mohojë, edhe pse e ka tërhequr nga tregu i Amerikës së Veriut. Një përmbledhje e studimeve të publikuara në janar 2020 që përfshin 250 000 gra në Shtetet e Bashkuara nuk gjeti asnjë lidhje statistikore midis përdorimit të pudrës në organet gjenitale dhe rrezikut të kancerit ovarian

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments