Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Mozaiku i Antikitetit” i ekspozuar në muzeun e Kalasë së Rozafës

“Mozaiku i Antikitetit” i ekspozuar në muzeun e Kalasë së Rozafës

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ndau në rrjetet sociale kuriozitete mbi Mozaikun e Antikitetit. Mozaiku ka 24 fragmente, por vetëm 8 prej tyre janë të ekspozuara në Muzeun e Kështjellës. Ai u zbulua në muajin tetor të vitit 1977 dhe njihet ndryshe edhe si Mozaiku i Bahçallëkut. Zbulimi u bë në bregun e djathtë të lumit Drin, 100 m në lindje të urës së vjetër të Bahçallëkut, në veri me rrugën që shkon nga ura për tek Xhamia e Plumbit. Mozaiku doli si pjesë e një godine me karakter shoqëror, i pari i këtij lloji që zbulohej në qytetin e Shkodrës. Gërmimet e viteve 1978-1979 u shtrinë po aty në një zonë me territor më tepër se 400 m², dhe u zbulua që ndërtesa ishte pjesë e një mikrolagjeje e qytetit ilir të Shkodrës e ngritur midis shekujve IV-VI pas Krishtit, me jetë mjaft intensive sociale. Më herët, në kuadër të iniciativës së “Javës së Mozaikëve”, DRTK Shkodër dhe bashkia e këtij qyteti organizuan një punëtori me nxënës të shkollave 9-vjeçare të cilët u njohën me historinë e kulturën e periudhës së antikitetit përmes njohjes së mozaikut, si një art tradicional i kohës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments