“Shpella e Murgjve” në Pukë

0
5

“Shpella e Murgjve”, 40 km larg qytetit të Pukës, të befason me bukurinë dhe misterin e saj. Ky vendstrehim natyror është zbuluar nga banorët e trevës. Dikur e panjohur, sot “Shpella e Murgjve” është kthyer në një objekt me vlera të rralla duke ngjallur interesin e shumë studiuesve dhe vizitorëve vendas e të huaj. Për të mbërritur tek Shpella e Murgjve, pas pak minutave udhëtim me makinë, duhet të marrësh varkat që ofrohen nga banorë të zonës, buzë liqenit të Komanit. Sipas gojëdhënave, Shpella e Murgjve daton që para lindjes së Krishtit. Gjatë periudhës së pushtimit otoman, shpella ka shërbyer si vendstrehim i malësorëve për t’iu fshehur pushtuesit turk që i detyronte ata të ndërronin fe. Që në hyrje të shpellës gjenden shumë gjurmë të krishtërimit në vizatime murale, ndërsa nuk mungojnë edhe disa prej almisçeve (vegla dhe enë prej guri të përdorura nga banorët e zonës) që e vërtetojnë këtë. E formuar si shpellë karstike në formacionet e gëlqerorëve të periudhës së trias–jurasit, kjo shpellë është e gjatë 110 m.