Monday, November 25, 2024
HomeMJEDISVlorë, aksion për pastrimin e Plazhit të Vjetër në prag të sezonit...

Vlorë, aksion për pastrimin e Plazhit të Vjetër në prag të sezonit turistik

Në prag të sezonit turistik plazhet në qytetin e Vlorës po pastrohen për të qenë gati për pushuesit. Gjatë fundjavës në Plazhin e Vjetër, pjesë e peizazhit të mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, u zhvillua një aksion pastrimi. Në këtë aksion morën pjesë punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë, nxënës të shkollave dhe përfaqësues të disa prej institucioneve të qytetit të Vlorës. Nxënësit realizuan disa piktura përmes së cilave dhanë mesazhe të shumta për mbrojtjen e mjedisit dhe tokës. Aksionet për pastrimin dhe mbajtjen pastër të vijës bregdetare kanë vijuar gjatë gjithë vitit nga veriu në jug të vendit. Pishë-Poro shtrihet mes grykëderdhjes së lumit Vjosa e deri në Zvërnec të Vlorës. Ky peizazh i mbrojtur ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments