Monday, November 25, 2024
HomeMJEDIS Shtegu Theth-Valbonë i mbyllur deri në fund të majit

 Shtegu Theth-Valbonë i mbyllur deri në fund të majit

Shtegu Theth-Valbonë, pjesë e parkut kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, një ndër më të vizituarit nga turistët vendas e të huaj do të qëndrojë i mbyllur deri në fund të muajit maj. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. “Për të gjithë të pasionuarit e ecjes në natyrë dhe ngjitjes së majave deri në fund të muajit maj shtegu “Theth-Valbonë” do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, për arsye se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën ato shumë të rrezikshme”, tha Kumbaro. Ministrja Kumbaro i bën apel të pasionuarve pas ecjes në natyrë, që t’i drejtohen gjithmonë udhërrëfyesve të certifikuar për të organizuar në mënyrë të sigurt ecjet e tyre. Ky shteg është rreth 15 kilometra nga Fusha e Gjësë në Valbonë deri në Theth dhe përshkohet nga të pasionuarit e ecjes në mal zakonisht për shtatë orë. Turistët vendas e të huaj përmes kalimit në këtë shteg kanë mundësi të shijojnë bukuritë natyrore që ofron parku kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments