Temperatura të larta, shi dhe erë e fortë, parashikimi i motit gjatë javës | ABC News Albania

0
40

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të përfshihet nga një mot me temperatura të larta, reshje shiu dhe erë të fortë gjatë bregdetit. Sipas sinoptikanes Lajda Porja, dita e hëna dhe martë do të jetë e shoqëruar m temperatura të larta deri në 30 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte dhe e premte do të pësojë ulje te temperaturave, ku prezent do të jenë reshjet e shiut. “Diell dhe temperatura të larta përgjatë ditës së sotme. Madje sot presim temperatura deri në 30 gradë Celsius ne disa qarqe, sidomos në Elbasan, por edhe në Tiranë.Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm edhe përgjatë ditës së martë, duke bërë që intervale të gjata me kthjellime të jenë në gjithë territorin. Vranësirat kalimtare do të shfaqen në zonat malore, kryesisht në juglindje të vendit. Dita e mërkurë do të sjellë vranësira më të shpeshta, duke bërë që në orët e mbrëmjes të sjellin reshje shiu, fillimisht në zonat malore dhe më pas në të gjithë territorin, duke bërë që e enjtja të jetë e paqëndrueshme. Parashikohet që vranësirat dhe reshjet të jenë prezentë edhe përgjatë ditës së premte. Për sa i përket temperaturave, dita e hënë dhe e martë do të ketë temperatura të larta, ndërsa e mërkura do të pësojë një rënie të lehtë. Ndërsa ditët e enjte dhe të premte, termometri do të ulet në 25-26 gradë Celsius. Parametri i erës do të bëhet problematik ditën e enjte dhe të premte në brigjet e detit Jon.”, tha Porja. Për sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pritet që dita e hënë dhe e martë të jetë me temperatura të larta deri në 27 gradë Celsius, ndërsa nga e mërkura deri të premten , do të shfaqen vranësirat dhe reshjet e shiut. “Në Kosovë moti ka qenë i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta, deri në 25 gradë Celsius, ndërkohë që 26-27 gradë pritet të regjistrohet në Maqedoninë e Veriut. Nga e mërkura deri të premten do të shfaqen vranësirat dhe reshja, si dhe termometri do të ulet në 19 gradë në Kosovë dhe 20-21 gradë Celsius në Maqedoninë e Veriut”, tha sinoptikania.