Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREHamasi: Nëse zbatohet zgjidhja me dy shtete, ne do të dorëzojmë armët

Hamasi: Nëse zbatohet zgjidhja me dy shtete, ne do të dorëzojmë armët

Zyrtari i lartë politik i Hamasit, Khalil al-Hayya tha se grupi militant islamik është i gatshëm për të rënë dakord për një armëpushim prej pesë vjetësh ose më shumë me Izraelin dhe se do të dorëzonte armët dhe do të shndërrohej në një parti politike nëse një shtet i pavarur palestinez krijohet përgjatë kufijve të para vitit 1967, sipas AP. Deklarata e Khalil al-Hayya erdhi mes një ngërçi të bisedimeve për armëpushimi gjatë muajve të fundit. Sugjerimi se Hamasi do të çarmatosej dukej se ishte një akt i rëndësishëm nga grupi militant i angazhuar zyrtarisht për shkatërrimin e Izraelit. Por, nuk ka gjasa që Izraeli ta konsiderojë një skenar të tillë. Ai është zotuar të shtypë Hamasin pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit që shkaktuan luftën dhe lidershipi i tij aktual është me vendosmëri kundër krijimit të një shteti palestinez në tokat e pushtuara nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Al-Hayya tha se Hamasi dëshiron t’i bashkohet Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të kryesuar nga fraksioni rival “Fatah”, për të formuar një qeveri të bashkuar për Gazën dhe Bregun Perëndimor. Ai tha se Hamasi do të pranonte “një shtet plotësisht sovran palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në përputhje me rezolutat ndërkombëtare”, përgjatë kufijve të Izraelit të para vitit 1967. “Nëse kjo ndodh, krahu ushtarak i grupit do të shpërbëhet”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments