Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPrezantohet “Bibliografia e veprimtarisë shkencore të Ali Aliut”

Prezantohet “Bibliografia e veprimtarisë shkencore të Ali Aliut”

U paraqit “Bibliografia e veprimtarisë shkencore të Ali Aliut”, në 90-vjetorin e lindjes. Ali Aliu është anëtar i jashtëm i Akademisë të Shkencave të Shqipërisë.

Veprimtarinë e drejtoi dr. Arian Leka, ndërkohë që akad. Shaban Sinani shtjelloi tiparet më të rëndësishme të veprimtarisë shkencore të Ali Aliut, shprehur përmes zërave biblografikë.

Ndër argumetet më të spikatur të kësaj veprimtarie Sinani cilësoi rolin e Ali Aliut si “kapërcyes i kufijve”, studiuesin gjithmonë të gatshëm në gjurmim dhe vlerësim kritik të letërsisë shqipe, pavarësisht se ku ajo krijohet.

Rrugëtimi krijues i Ali Aliut shenjon rreth 1032 njësi bibliografike (deri në vitin 2022). Në këto të dhëna, që sjellin në vëmendje gjithë sa lidhet me emrin e Ali Aliut si autor monografish, udhëheqës universitar, ushtrues i kompetencave editorial, rezultojnë rreth 600 njësi, përshkrime bibliografike, të njohura kronologjikisht e tipologjikisht sipas standardit ndërkombëtar ISO 690.

Studiuesi Shaban Sinani theksoi gjithashtu se në sistemin letrar të propozuar nga Aliu Aliu zënë vend vetëm lloje prioritare (monografi, artikuj shkencorë), më të mëdhenjtë, paraqitja e të cilëve përjetohet si mision ndaj lexuesit dhe studimeve letrare.

Pa anashkaluar kontributin si autor i 65 studimeve monografike dhe përmbledhjeve me studime, pjesë e së cilës është edhe “Don Kishoti ndër shqiptarët” (vepra më e ribotuar dhe më e përkthyer e Ali Aliut) dhe përkthimeve të spikatura nga shqipja në gjuhë të fqinjve i 25 veprave letrare, dr. Arian Leka u ndal edhe te përkushtimi i kryehershëm i Ali Aliut, si studiues dhe kritik i letërsisë, në gjurmimin e antologjikes në letërsinë shqiptare, me veprën përfaqësuese “Gjysmëshekulli i artë – antologji e poezisë shqipe” (Tetovë, 2000; Tiranë, 2002).

Gjatë gjithë jetës së tij të begatë krijuese, Ali Aliu e ka përmbushur misionin e përgatitjes së një antologjie jetësore, shpërndarë në libra të veçantë, të cilët, me kalimin e kohës, krijojnë një antologji të antologjive, ku kontributet Ali Aliut bashkohen rrethntitujve të tillë si “Kërkime” (1971), “Shqyrtime” (1974), “Rrjedhave të letërsisë” (1977), “Kritika” (1980), “Teoria e letërsisë” (1986), “Don Kishoti te Shqiptarët” (1996, 2005), “Reflekse letrare” (1999), “Magjia e fjalës” (2003) etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments