Një pikë kthese e rëndësishme po vjen për Kodin e ri italian të Autostradave. Pas disa muaj diskutimesh, projekti u miratua nga Dhoma e Deputetëve dhe tani po diskutohet në Senat, shkruan nascecresceignora.it. Nëse gjerat do të shkojnë mirë, atëherë do të ketë një hap të madh përpara për mbrojtjen e kafshëve. Ndër ndryshimet e shumta të parashikuara për Kodin e Autostradave (mbi të gjitha ashpërsimi i gjobave për ata që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e drogës), në fakt spikat ai që ka të bëjë me braktisjen e kafshëve. Do të vendoset një rrethanë e veçantë rënduese për rastet kur braktisja (që tashmë është e dënueshme me ligj) bëhet në rrugë, pasi do të ketë deri në 7 vjet burg dhe pezullim patente nga gjashtë muaj në një vit. Jo vetëm kaq. Nëse kafsha e braktisur do të shkaktonte pa dashje një aksident rrugor, duke shkaktuar viktima ose lëndime, atëherë personi përgjegjës për braktisjen mund të ndiqet penalisht për aksidente rrugore ose lëndime të rënda