Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREOKB: Të tmerruar nga raportimet e varreve masive në spitalet e Gazës

OKB: Të tmerruar nga raportimet e varreve masive në spitalet e Gazës

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk është shprehur “i tmerruar” nga shkatërrimi i spitaleve Nasser dhe al-Shifa të Gazës dhe raportet për gjetjen e “varreve masive” në vendet pas bastisjeve izraelite, sipas BBC. Türk bëri thirrje për hetime të pavarura për vdekjet. Zyrtarët palestinezë thanë se kishin zhvarrosur 283 trupa në Nasser, disa me duar të lidhura. Nuk është e qartë se si vdiqën dhe kur u varrosën. Ushtria izraelite tha se pretendimet se kishte varrosur trupat atje ishin “të pabaza”. Por, sipas forcave izraelite gjatë një operacioni dyjavor në spitalin në qytetin Khan Younis në shkurt, ata kishin “ekzaminuar” trupat e varrosur nga palestinezët “në vende ku sherbimet sekrete tregonin praninë e mundshme të pengjeve. Dhjetë pengje që tani janë liruar kanë thënë se janë mbajtur në spitalin Nasser për periudha të gjata gjatë pengmarrjes së tyre. Para operacionit izraelit në Nasser, stafi tha se po detyroheshin të varrosnin trupat në oborrin e spitalit, pasi luftimet aty pranë kishin penguar hyrjen në varreza. Ka pasur raporte të ngjashme nga al-Shifa përpara se të bëhej bastisja e parë izraelite në spital në nëntor. Ushtria izraelite tha se ka bastisur një numër spitalesh në Gaza gjatë luftës, pasi luftëtarët e Hamasit kishin vepruar brenda tyre – një pretendim që Hamasi dhe zyrtarët mjekësorë e kanë hedhur poshtë. Lufta filloi kur persona të armatosur të Hamasit kryen një sulm të paprecedentë ndërkufitar në jug të Izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar vdekjen e rreth 1200 personave – kryesisht civilë – dhe duke marrë 253 të tjerë përsëri në Gaza si pengje. “Më shumë se 34 180 njerëz – shumica prej tyre fëmijë dhe gra – janë vrarë në Gaza që atëherë”, tha Ministria e Shëndetësisë e territorit të Hamasit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments