Pesë persona kanë vdekur duke u përpjekur të kalonin La Manshin, deklaruan autoritetet detare franceze. ”Të pestë nuk arritën të mbijetonin pasi u nxorën nga uji. Mes viktimave ishte edhe një vajzë katërvjeçare”, raportojnë mediet. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë qytetit bregdetar Wimereux, në veri të Francës. Aksidentet ndodhin shpesh në këto ujëra ndërsa emigrantët përpiqen të arrijnë në Britaninë e Madhe duke përdorur gomone të vogla. Udhëtimi bëhet edhe më i rrezikshëm nga anijet e mëdha që kalojnë rrugën. Në janar, pesë persona vdiqën gjithashtu gjatë tentativës së kalimit
Pesë migrantë vdesin në përpjekje për të kaluar La Manshin
RELATED ARTICLES