Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMF: 37.6 miliardë lekë nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

MF: 37.6 miliardë lekë nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgjatë periudhës janar- mars 2024 u realizuan në masën 37.6 miliardë lekë. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, këto të ardhura rezultojnë 5.5 miliardë lekë, ose 17.2 % më shumë se 3 mujori 2023. Gjithashtu të ardhurat e mbledhura nga ky zë rezultojnë me një realizim 102.4 % të planit për 3 mujorin 2024. Të dhënat zyrtare nga INSTAT konfirmojnë trendin pozitiv të treguesve të tregut të punës vitet e fundit.

“Punësimi në ekonomi u rrit me 0.6% në tremujorin e katërt të vitit 2023, pagat në sektorin privat u rritën me 11.6%, ndërsa norma e papunësisë qëndroi pranë minimumeve historike, në nivelin 10.7%”, bën të ditur INSTAT. Institucionet e linjë argumentojnë se, kërkesa solide për mallra e shërbime e mban ekonominë në një fazë pozitive të ciklit të biznesit. Kjo ecuri thekson Banka e Shqipërisë në analizat e saj, është pasqyruar në rritjen e vazhdueshme të punësimit, në rënien e papunësisë, si dhe në rritjen e shpejtë të pagave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments