Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell u kërkoi vendeve anëtare të dërgojnë sistemet e mbrojtjes ajrore ”Patriot” të kërkuara nga Ukraina. “Tani gjithçka është thënë dhe shumë gjëra duhen të bëhen”, theksoi Borrell në një konferencë shtypi në Luksemburg pas një takimi të përbashkët të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së. Me vijën e frontit nën presion të madh nga forcat ruse, Ukraina u ka kërkuar aleatëve të dërgojnë më shumë municion dhe armë, veçanërisht sisteme kundërajrore si ”Patriot”.
Borrell tha se ‘’vendet e BE-së i kuptojnë nevojat urgjente të Ukrainës dhe se të gjitha vendet janë në gjendje të marrin vendime”. Raketat ‘’Patriot’’ nuk janë në posedim të ekzekutivit të UE-së’’. Ministrat e Jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së diskutuan mbështetjen për Ukrainën pas miratimit nga ligjvënësit amerikanë për një paketë ndihme prej gati 61 miliardë dollarësh si dhe sanksionet kundër Iranit për sulmin e tij ndaj Izraelit dhe armatimin e tij ndaj Rusisë.
Ministrja e re e Jashtme e Letonisë, Baiba Brazhe tha se ‘’ishte e rëndësishme që vendet e BE-së të mos bëhen të vetëkënaqur tani që Shtetet e Bashkuara kanë miratuar paketën e saj të ndihmës të vonuar prej kohësh’’. “Duhet të bëjmë një hap përpara. Është një moment vendimtar. Nëse Europa ka ambicie për të menaxhuar konfliktet në kontinentin e saj, tani është koha për ta demonstruar atë”, shtoi ajo