Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar të refuzojë çdo sanksion ndaj ushtrisë së vendit të tij, pas raportimeve se SHBA-ja po planifikon të shkurtojë ndihmën për një njësi, sipas BBC.
“Do ta luftoj me të gjitha forcat”, tha dje Netanyahu.
Më herët, faqja e lajmeve “Axios” tha se SHBA-ja ka shënjestruar batalionin izraelit “Netzah Yehuda” për shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Unë kam marrë përcaktime, mund të prisni t’i shihni në ditët në vijim”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kur u pyet javën e kaluar në lidhje me raportet se ndihma ushtarake e SHBA-së për njësitë e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) mund të ndërpritet pas akuzave për abuzime të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Uashingtoni – aleati kryesor i Izraelit – nuk e ka pezulluar kurrë ndihmën për IDF-në.
Ushtria izraelite tha se Netzah Yehuda po vepronte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
“Pas publikimeve në lidhje me sanksionet kundër batalionit, IDF nuk është në dijeni të çështjes”, citohet të ketë thënë ushtria.
“IDF punon dhe do të vazhdojë të punojë për të hetuar çdo ngjarje të pazakontë në mënyrë praktike dhe sipas ligjit”, tha ushtria.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, i bëri thirrje SHBA-së që të tërhiqte synimin e saj për të sanksionuar Netzah Yehuda, duke thënë se bota po vëzhgonte më nga afër se kurrë lidhjet midis SHBA-së dhe Izraelit.
“Çdo përpjekje për të kritikuar një njësi të tërë hedh një hije të rëndë mbi veprimet e IDF”, thuhet në një deklaratë të Gallant, duke shtuar se kjo nuk ishte rruga e duhur për partnerët dhe miqtë.
Të shtunën, Axios citoi tre burime amerikane për këtë çështje duke thënë se Blinken pritej të shpallte masa kundër Netzah Yehuda brenda disa ditësh.
Ai tha se masa do të ishte për abuzimet e supozuara në Bregun Perëndimor, duke përfshirë një incident në të cilin një burrë palestinezo-amerikan, 80-vjeçari Omar Assad, vdiq pasi u lidh dhe u kap nga ushtarët izraelitë gjatë një kontrolli në Bregun Perëndimor në janar 2022.
Në atë kohë, SHBA-ja bëri thirrje për një hetim të plotë penal dhe përgjegjësi të plotë.
IDF më vonë shprehu keqardhjen për vdekjen e Assad, duke shtuar se komandanti i “Netzah Yehuda” do të “kritikohej” për këtë.
Ai shtoi se dy ushtarë do të ndaloheshin të shërbenin në pozicione të larta për dy vjet, por nuk do të ndiqeshin penalisht. Sipas IDF, vdekja e Assad ishte shkaktuar nga një gjendje shëndetësore para-ekzistuese.
Të gjitha shkeljet e supozuara ndodhën përpara sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit.
Çdo vendim për të ndaluar një njësi të IDF-së nga ndihma ushtarake e SHBA-së do të merret sipas “Ligjit Leahy”, i garantuar në 1997 nga Senatori i atëhershëm Patrick Leahy.
Ai parandalon përdorimin e financimit ose trajnimit të SHBA-së për njësitë ushtarake të huaja të implikuara në mënyrë të besueshme në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
“Vitin e kaluar, një grup zyrtarësh amerikanë shqyrtoi të paktën një dhjetëra akuza kundër njësive izraelite, duke përfshirë batalionin “Netzah Yehuda”, tha një ish-zyrtar i lartë amerikan