Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e motit për fundjavën, shpjegoi se dita e premte do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të dendura. Gjithashtu ai theksoi se gjatë ditës së shtunë moti do të jetë i paqëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. “Dita e premte do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të dendura të cilat më të fokusuara do të jenë në zonën jugore duke bërë që herë pas herë të jenë në formën e rrebeshëve. Ndërsa në zonat qendrore dhe ato veriore pritet që reshjet të jenë në sasi më të pakta. Orët e pasdites dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit, si fillim në zonat veriore dhe më pas në të gjithë territorin shqiptar. Duke bërë që dita e shtunë të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Vranësirat do të jetë më të dukshme gjatë pasdites dhe nata vonë do të sjellë reshje. Në zonat e thella malore veriore dhe verilindore do të kemi shfaqje të reshjeve të borës. Sa i përket temperaturave të ajrit maksimumet pritet të jenë deri në 22 gradë celsius në orët e mesditës të ditës së shtunë. Sa i përket ditës së diel në orët e para të mëngjesit do të ketë rritje të temperaturave. Ndërsa vendet e rajonit ditën e sotme mbeten në shoqërinë e vranësirave. Në Kosovë reshjet do të jenë më të pakta. Dita e shtunë do të sjellë përmirësim edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut. Sa i përket temperaturave të ajrit maksimumet në Kosovë do të jenë rreth 17 gradë celsius, në Gjakovë deri në 19 gradë. Ndërsa orët e para të mëngjesit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut sjellin rritje, ndërsa në mbrëmje do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit”, shpjegoi meteorologu.
Home PARASHIKIMI MOTIT Parashikimi i motit gjatë fundjavës, si do të ndryshojnë temperaturat| ABC News...