Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREHugh Grant zgjidh çështjen e privatësisë kundër botuesit “Sun”

Hugh Grant zgjidh çështjen e privatësisë kundër botuesit “Sun”

 Aktori britanik Hugh Grant ka zgjidhur një çështje privatësie kundër botuesit të gazetës “Sun”, duke thënë se ai mund të përballej me një gjobë deri në 10 milionë paund edhe nëse do të kishte fituar, sipas BBC.

Ylli i kinematografisë kishte planifikuar të padiste “News Group Newspapers” (NGN), duke pretenduar se gazetarët kishin përdorur hetues privatë për të përgjuar telefonin e tij dhe për të vjedhur shtëpinë e tij.

Ai tha se nuk do ta kishte pranuar “shumën e madhe të parave” që i ishte ofruar, ndërsa shtoi se gjyqi kishte të ngjarë të rezultonte “shumë shtrenjtë”. NGN i ka mohuar pretendimet e Grant.

Kompania tha se arritja e “një zgjidhjeje të pazbuluar” u realizua “pa pranimin e përgjegjësisë” dhe se ishte në interesat financiare të të dyja palëve të mos avanconin drejt një gjyqi të kushtueshëm.

Pas zgjidhjes së papritur, e cila u zbulua sot gjatë një seance paraprake, Grant postoi një deklaratë duke shpjeguar se nëse do të ndiqte çështjen do të detyrohej të paguante një kosto të konsiderueshme ligjore.

“Do të kisha dashur që të gjitha akuzat që ata mohojnë të provoheshin në gjykatë”, shkroi Grant.

“Por, rregullat rreth proceseve gjyqësore civile nënkuptojnë që nëse unë vazhdoj gjyqin dhe gjykata më cakton dëmshpërblime që janë edhe një qindarkë më pak se oferta e zgjidhjes, unë do të duhet të paguaj shpenzimet ligjore të të dyja palëve”, shtoi ai.

“Avokatët e mi thonë se kjo është pikërisht ajo që ka të ngjarë të ndodhë këtu.  Avokatët e Rupert Murdoch janë shumë të shtrenjtë. Kështu që edhe nëse çdo akuzë provohet në gjykatë, unë do të duhet të paguaj rreth 10 milionë paundë”, tha Grant.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments