Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFranca: Deepfake vë në pikëpyetje demokracinë

Franca: Deepfake vë në pikëpyetje demokracinë

Është e nevojshme që ajo që ndodhi në Sllovaki, në prag të zgjedhjeve parlamentare, të mos përsëritet më kurrë në BE dhe veçanërisht në funksion të zgjedhjeve evropiane, sepse, nëse legjitimiteti i zgjedhjeve vihet në pikëpyetje, legjitimiteti i vetë demokracisë vihet në pikëpyetje, deklaroi ministri francez për Çështjet Evropiane Jean-Noël Barrot në Samitin e Tech & AI të organizuar nga ”Politico”.

”Në fakt, në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura në shtator të vitit të kaluar, u publikua një regjistrim i rremë i njërit prej dy kandidatëve kryesorë në zgjedhje, eurodeputetit progresiv, Michal Simecka, 48 orë para votimit, duke e penguar kandidatin të reagojë në mënyrë efektive ndaj shpërndarjes së këtij regjistrimi të rremë në të cilin thuhej se ai do të manipulonte votën”, kujtoi Barrot.

“Edhe incidentet e vogla mund të vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve evropiane. Dhe kjo do të ishte jashtëzakonisht shqetësuese sepse demokracia, me të cilën jemi të lidhur në Evropë, ka vetëm një mënyrë për të rigjeneruar vetveten, pikërisht zgjedhjet”, theksoi ai. ”Pres që platformat të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që një ngjarje e tillë të mos ndodhin nga data 6 deri më 9 qershor të këtij viti dhe që Komisioni të vazhdojë presionin mbi këto platforma për të marrë të gjitha masat e nevojshme deri në zgjedhje”,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments