Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREItalia thërret G7 në takim pas sulmit iranian ndaj Izraelit

Italia thërret G7 në takim pas sulmit iranian ndaj Izraelit

Italia ka thirrur një takim të udhëheqësve të G7 pas sulmit të madh iranian ndaj Izraelit. “Krerët e shtatë vendeve kryesore të industrializuara demokratike do të takohen sot pasdite për një video-konferencë për të diskutuar sulmin nga Teherani”, sipas një deklarate. Italia është aktualisht kryesuese e grupit G7. Presidenti i SHBA-se Joe Biden njoftoi më herët synimin e tij për të mbledhur grupin G7, për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të paprecedentë të Iranit. Grupi G7 është një forum jozyrtar i Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Japonisë, Kanadasë dhe SHBA-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments