Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFMN: Ekonomia globale e dobët për shkak të produktivitetit të ulët

FMN: Ekonomia globale e dobët për shkak të produktivitetit të ulët

Aktiviteti ekonomik global është i dobët nga standardet historike dhe shkaku kryesor është ngadalësimi i produktivitetit, deklaroi drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva duke e përshkruar këtë si një “realitet kthjellues”. “Inflacioni nuk është mposhtur plotësisht. Rezervat fiskale janë varfëruar. Dhe borxhi po rritet, duke paraqitur një sfidë të madhe për financat publike në shumë vende”, theksoi ajo duke renditur vështirësitë kryesore të ekonomisë globale.

FMN vlerësoi rritjen globale në pak më shumë se 3% dhe theksoi shqetësimet, duke përfshirë tensionet gjeopolitike, që po rrisin rreziqet e fragmentimit ekonomik. Një tjetër shqetësim ka qenë plagët e lëna nga pandemia e koronavirusit. “Siç kemi mësuar vitet e fundit, ne operojmë në një botë ku duhet të presim të papriturën”, theksoi ajo. FMN parashikoi rritje prej 3.1% për vitin e ardhshëm

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments