Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPE hap rrugën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me...

PE hap rrugën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe

Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme miratoi sot raportin për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe (“Koordinaciona uprava”), e cila lëshon pasaporta për serbët e Kosovës. Raporti i reporterit Matjaz Nemec u miratua me 34 vota pro, 7 kundër dhe 12 abstenime. Nemec tha se ky vendim teknik nuk është një përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por një zgjidhje pragmatike për të siguruar një trajtim të barabartë.

“Zgjerimi i liberalizimit të vizave të BE-së për banorët serbë të Kosovës është e rëndësishme për të parandaluar diskriminimin ndaj këtyre qytetarëve, të cilët rrezikojnë të trajtohen ndryshe nga banorët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Ky vendim teknik nuk është një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por një zgjidhje pragmatike për të siguruar trajtim të barabartë. Shpresoj që të miratohet shpejt para zgjedhjeve të BE-së më 6-9 qershor”, tha Nemec. Nga data 01.01.2024, qytetarët kosovarë kanë filluar të udhëtojnë pa viza drejt zonës Shengen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments