Autorë evropianë dhe gra dominojnë listën e ngushtë të çmimit të njohur letrar International Booker 2024. Gjashtë libra, të cilët fokusohen në çështje të tilla si racizmi dhe diskriminimi, po konkurrojnë për çmimin fiktion, i cili ndan çmimin prej 50 000 paund, në mënyrë të barabartë, midis përkthyesit dhe autorit. Kjo është hera e parë që autorë nga Suedia dhe Brazili hyjnë në listë dhe hera e katërt në pesë vjet që një shkrimtar argjentinas është në garë për çmimin. Dhe për të tretin vit radhazi, një autor koreano-jugor është përzgjedhur në listën e ngushtë. Autorë nga Gjermania dhe Holanda janë gjithashtu në listën e ngushtë të këtij viti.
Eleanor Wachtel, kryetare e gjyqtarëve të International Booker Prize 2024, e quajti listën e ngushtë optimiste. Ajo tha se librat hapen në “gjeografi të gjera të mendjes, shpesh duke treguar jetë të jetuara në sfondin e historisë ose, më saktë, duke ndërthurur intimen dhe politiken në mënyra rrënjësisht origjinale”. “Këta libra mbajnë peshën e së kaluarës, ndërsa në të njëjtën kohë përfshihen me realitetet aktuale të racizmit dhe shtypjes, dhunës globale dhe katastrofës ekologjike”, tha Wachtel. “Disa duken krejtësisht të përjetshëm në rrëfimet e tyre të kujdesshme dhe të gjalla të dinamikës së familjes, dashurisë dhe thyerjes së zemrës, traumës dhe pikëllimit”, theksoi ajo.
Autoret gra përfshijnë shkrimtaren argjentinase Selva Almada për “Not a river”, për jetën në një zonë rurale; regjisorja gjermane e operës Jenny Erpenbeck e cila shkroi “Kairos” për fundin e Luftës së Ftohtë në Gjermani; Ia Genberg nga Suedia për “The Details” të stilit antologjik dhe tregimi familjar i autores holandeze Jente Posthuma “What I’d rather not think about”. Autorët meshkuj në listën e ngushtë janë koreanojugori Hwang Sok Yong për “Mater 2-10”, për pushtimin japonez, dhe debutimi dhe drama familjare e brazilianit Itamar Vieira Junior “Crooked plough”.
Erpenbeck ishte paraqitur më parë në listën e gjatë për “Go, went, gone” së bashku me Hwang për “At dusk”. Wachtel tha se vepra e fundit e Erpenbeck ishte një “dramë intensive, e pasur rreth ndërthurjes së transformimeve personale dhe kombëtare gjatë viteve të vdekjes së Gjermanisë Lindore”. Edhe Ismail Kadare gjendet në listën e fituesve të mundshëm të këtij çmimi, me romanin ”A dictator calls” sipas https://thebookerprizes.com/. Që nga viti 2016, kur u bë një çmim vjetor për një vepër të vetme, autoret janë përzgjedhur tre herë më shumë se autorët.
Autorë nga Gjermania, Brazili, Suedia dhe Argjentina nuk kanë qenë kurrë fitues, ndërsa shkrimtarët nga Koreja e Jugut, Han Kang për “Vegetarian” në 2016, dhe Holanda, Lucas Rijneveld për “Discomfort Of Evening” në 2020, e kanë marrë çmimin në shtëpi. Secilit prej titujve të përzgjedhur u janë dhënë 2 500 paund për autorin dhe 2 500 paund për përkthyesin. Ceremonia e International Booker Prize 2024 do të zhvillohet më 21 maj.