Një anglez u bë personi i parë në botë që vrapoi në të gjithë gjatësinë e Afrikës, pasi kaloi vijën e finishit në Tunizi. Russ Cook, nga qyteti Worthing, kaloi 352 ditë duke u përballur me sfidën e madhe, e cila e ka parë atë të kapërcejë më shumë se 16 000 kilometra, të bëjë mbi 19 milionë hapa dhe të kalojë nëpër 16 vende duke mbledhur para’ për bamirësi. Cook, me nofkën ”Hardest Geezer”, mbërriti në Ras Angela, pika më veriore e Tunizisë, dhe u prit me britma dhe brohoritje nga ata që kishin fluturuar për ta takuar atë. Duke folur për transmetuesin Sky News në vijën e finishit, atleti 27-vjeçar i qëndrueshmërisë tha se “jam shumë i lodhur”.
Cook u nis nga pika më jugore e Afrikës së Jugut më 22 prill 2023, duke u përballur me komplikime të vizave, frikë shëndetësore dhe një grabitje të armatosur në përpjekjen e tij për t’u bërë personi i parë që do të vrapojë gjatë gjithë kontinentit. Për ditën e fundit të sfidës së tij, Cook ftoi mbështetësit e tij që të marrin pjesë në maratonën e fundit me të, me shumë që fluturuan në Tunizi nga MB dhe më gjerë për të vrapuar përkrah tij. Për të festuar arritjen e tij madhështore, Cook organizoi një festë në vijën e finishit në një hotel në Bizerte, Tunizi, duke shfaqur një performancë nga dyshja britanike e punk rock ”Soft Play”, e njohur më parë si ”Slaves”.
Gjatë gjithë sipërmarrjes, të quajtur ”Project Africa”, Cook ka mbledhur më shumë se 758 000 dollarë për dy organizata bamirësise, ”Running Charity” dhe ”Sandblast”, nga të cilat kjo e fundit është një shoqatë bamirësie e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar që rrit ndërgjegjësimin e popullit indigjen të Saharawit, në Saharanë perëndimore. “Kam takuar njerëz të jashtëzakonshëm në çdo vend ku kam qenë, të cilët na kanë pritur me dashuri dhe mirësi. Shpirti i njeriut është një gjë e bukur”, tha ai në X. “Faleminderit popullit të Afrikës që jeni një pjesë kaq e mrekullueshme e këtij udhëtimi”, shtoi ai