Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDIS“Delicious Australia”: Shqipëria për pushime në 2024

“Delicious Australia”: Shqipëria për pushime në 2024

 Nga malet e thepisura deri te vija bregdetare me plazhet mahnitëse dhe qytetet plot histori, Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet mesdhetare më të mira dhe më të lira për pushime në Evropë, shkruan Keith Austin në të përditshmen australiane delicious.com.au .

Shqipëria është një vend me një histori të larmishme, pasi ka qenë pjesë e perandorive romake dhe osmane përpara se të binte nën kontrollin komunist dhe sundimin 40-vjeçar të Enver Hoxhës, i cili krijoi një mbretëri eremite virtuale. Secila prej tyre ka lënë gjurmë në vend si në aspektin social ashtu edhe në atë arkitekturor. Si i tillë, vendi është i mbushur me kisha të mahnitshme, xhami, kështjella dhe 750 000 bunkerë të ndërtuar gjatë regjimit të Hoxhës.

Qyteti i lavdishëm prej guri i Gjirokastrës në jug është një destinacion popullor. Gjithashtu, disa nga vlerat arkitekturore janë parku arkeologjik i Butrintit, qytetet antike të Beratit, Korçës dhe Shkodrës. Tirana ia vlen të vizitohet për të parë nga afër “çmenduritë” e regjimit të Hoxhës, ndërsa ata që kërkojnë aventura të largëta mund të eksplorojnë lumin më të egër ne Evropë, lumin e Vjosës dhe burimet termale të Benjës, në qytetin jugor të Përmetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments