Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT ISIS kërcënon me sulme në çerekfinalet e Champions League

 ISIS kërcënon me sulme në çerekfinalet e Champions League

Filiali afgan i ISIS-it kërcënon drejtpërdrejt Evropën duke treguar se ndër objektivat e tij do të jenë stadiumet e futbollit ku, mes ditës së sotme dhe të mërkurës, do të zhvillohen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Kërcënime që merren shumë seriozisht, aq sa Franca, Britania e Madhe dhe Spanja forcuan menjëherë masat e sigurisë. Ajo që i bëri përgjegjësit e antiterrorizmit të alarmoheshin ishte pikërisht kërcënimi i drejtpërdrejtë i drejtuar në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, ku luhet Real-Manchester City dhe në “Emirates” në Londër, për ndeshjen mes Arsenalit dhe Bayernit.

Ashtu si në “Metropolitano”, po në kryeqytetin spanjoll, dhe në “Parc des Princes” të Parisit, nesër skena e dy ndeshjeve të tjera çerekfinale mes Atletico Madrid-Borussia Dortmund dhe PSG-Barcelona. “Evropa nën kërcënimin e ekstremizmit islamik, një armik që është larg nga mposhtja. Ne kemi nevojë për vigjilencë maksimale, zero tolerancë ndaj çdo forme të infiltrimit të mundshëm në shoqëritë tona, në mbrojtje të vlerave dhe lirive perëndimore, të cilat disa priren t’i marrin si të mirëqena”, ishte komenti në X nga zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments