Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë do të marrin në dorëzim 112 njësi individuale banimi të ndërtuara në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë, duke shkaktuar 51 humbje jete dhe dëme materiale me vlerë mbi 1 miliard euro. Qeveria miratoi vendimin për kalimin te bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë të 112 njësive individuale të banimit.
Konkretisht bashkisë së Kavajës i kalojnë 14 njësi individuale banimi, ndërsa bashkisë së Rrogozhinës 98 njësi individuale banimi. Qeveria ngarkon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.