Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBlegtorët njoftojnë arritjen e një marrëveshjeje me përpunuesit për çmimin

Blegtorët njoftojnë arritjen e një marrëveshjeje me përpunuesit për çmimin

Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit bëri të ditur sot se kishte arritur një dakordësi me përpunuesit për çmimin e qumështit dhe vendosjen e një komunikimi mes tyre. Në një deklaratë për mediet, Shoqata bën të ditur se dakordësia u arrit gjatë takimit të zhvilluar sot mes palëve, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku e pranishme ishte edhe ministrja Anila Denaj.

“Pas një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë me pjesëmarrje të gjerë nga të dyja palët, përpunues dhe blegtorë, dhe në prezencën e ministres së Bujqësisë, Anila Denaj është arritur në një dakordësi me përpunuesit për çmimin e qumështit dhe për një komunikim ndryshe midis dy palëve”, thuhet në deklaratën e Shoqatës. Shoqata informoi se përveç problematikës mbi çmimin e qumështit u diskutua edhe për subvencionet e duhura për blegtorët dhe u vendos një strategji mbi të cilën do të punohet në vijim që çdo blegtor të marrë atë që i takon, sigurisht kundrejt formalitetit të sektorit. “Blegtorët anëtarë të shoqatës do të zhvillojnë një mbledhje ditët në vijim për një analizë të detajuar mbi protestën dhe situatën se si do të funksionojë ky dakordësim”, thuhet më tej.

Javën e fundit, fermerët nuk dorëzuan qumështin e tyre nëpër fabrika, pasi nuk ranë dakord me uljen e çmimit te qumështit në mënyrë drastike nga përpunuesit e qumështit. Ata thanë se përpunuesit ishin dakordësuar së bashku në të njëjtën kohë me të njëjtin çmim, duke cenuar konkurrencën në treg dhe dëmtuar ata. Një ditë më parë ata protestuan në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnjë, duke derdhur qumështin në rrugë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments