Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Indeksi i çmimeve të konsumit në mars zbriti në 2.3 %

INSTAT: Indeksi i çmimeve të konsumit në mars zbriti në 2.3 %

 INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2024 është 2,3 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 5,3 %.

Sipas INSTAT ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2024,
krahasuar me shkurt 2024 është 0,4 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,70 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,45 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,31 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin mars 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,5%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,4%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%, “Shëndeti” me 1,9% dhe “Komunikimi” me 0,2%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,3%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4,7%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,6%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,4%, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4,0%, “mish” me 3,7%, etj.

INSTAT bën të ditur se, krahasuar me muajin shkurt 2024, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,0%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,4%, “Transporti” me 0,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments