Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDIS“Traveling Lifestyle”:  Shqipëria një nga destinacionet më trendi në Evropë

“Traveling Lifestyle”:  Shqipëria një nga destinacionet më trendi në Evropë

Ekzistojnë shumë destinacione evropiane të panjohura, por Shqipëria ka dëshmuar të jetë një nga vendet më tërheqëse të vitit, shkruan Maria Valencia në të përditshmen amerikane “Traveling Lifestyle”. Një vend jo shumë i njohur nga udhëtarët, kohët e fundit Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më premtuese në Evropë, falë perlave të saj të fshehura. Kërkesat për udhëtime në Evropë regjistruan një rritje midis viteve 2022, 2023 dhe 2024, veçanërisht pas pandemisë së Covid-19.

Por, ndërsa vende si Franca, Italia dhe Spanja kanë ndërmarrë hapa për të reduktuar numrin e turistëve, destinacione të tjera më pak të njohura janë të etura për të mirëpritur më shumë vizitorë. Shqipëria është një vend i vogël në Evropën Juglindore, e cila kufizohet me Greqinë në jug, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në lindje, dhe Malin e Zi në veri.

Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më popullor për pushuesit e huaj vitet e fundit, duke ofruar një gamë të gjerë atraksionesh dhe aktivitetesh me çmime të përballueshme në krahasim me destinacionet e tjera evropiane. Kostoja e pushimeve në Shqipëri varet nga disa faktorë, duke përfshirë kohën e vitit, llojin e akomodimit dhe aktivitetet që planifikoni të bëni. Akomodimi në Shqipëri varion nga bujtinat dhe vendqëndrimet buxhetore deri tek hotelet dhe resortet luksoze.

Çmimet mund të ndryshojnë në varësi të vendndodhjes dhe sezonit, por në përgjithësi, akomodimi buxhetor mund të gjendet për 10-20 euro për natë, ndërsa opsionet më të shtrenjta mund të variojnë nga 50-200 euro për natë. Ushqimet dhe pijet në Shqipëri kanë gjithashtu çmime të arsyeshme, me gatime tradicionale shqiptare që kushtojnë rreth 5-10 euro në restorantet lokale.

Opsionet e kuzhinës ndërkombëtare janë të disponueshme në qytetet më të mëdha dhe çmimet mund të ndryshojnë në varësi të zonës. Kostot e transportit në Shqipëri janë relativisht të ulëta. Taksitë janë gjerësisht të disponueshme dhe tarifat janë të arsyeshme, me një kosto mesatare prej 5-10 euro për një udhëtim të shkurtër. Autobusët janë gjithashtu një mënyrë popullore dhe e lirë për të udhëtuar në vend, me bileta që variojnë nga 1-5 euro në varësi të distancës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments