Friday, March 14, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAAkademia e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave

Akademia e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ceremonia e dorëzimit të diplomave dhe mbledhja e konstituimit të Akademisë së të Rinjve. E themeluar me një vendim të Kryesisë në vitin 2017, Akademia e të Rinjve të Shqipërisë është një faktor shumë i rëndësishëm hapjeje ndaj studiuesve të rinj dhe ndërlidhjeje mes brezash.

Kryetari i ASHSH, Skënder Gjinushi, në fjalën e tij, e konsideroi Akademinë e të Rinjve si një “fllad i ri” që do të ndihmojë Akademinë e Shkencave në arritjen e objektivave të saj, tashmë në kushte të tjera. Sot diplomat iu dorëzuan: Aulon Shabani (elektroteknikë), Erald Sino (financë), Joniada Barjaba (sociologji), Jonilda Llupa (kimi), Klaudio Peqini (fizikë), Ledia Vasjari (biologji), Redion Luli (drejtësi) Resul Telaj (gjuhësi) dhe Romina Muka (informatikë).

Akademia e të Rinjve, me punën e saj, është bërë anëtare e Global Young Academies dhe ka vendosur lidhje bashkëpunimi me ALLEA-n. Ringritja e Akademisë së të Rinjve të Shqipërisë është detyrim ndaj Ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe ndaj Statutit të saj që të funksionojë sipas kornizës së re juridike.

Gjithashtu ALLEA ka miratuar një “Kartë të re themelore” si rregullatore njësuese e mënyrës së ngritjes dhe funksionimit të akademive të të rinjve, e cila, me disa përshtatje, është miratuar nga Asambleja e ASHSH si statut i saj. Ndërkohë në respekt të kufirit moshor (deri në 40 vjeç), vetëm tre nga anëtarët themelues të Akademisë së të Rinjve mund të vazhdonin më tej anëtarësinë, duke mos pasur juridikisht mundësi për të marrë vendime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ