Telefonat inteligjentë janë bërë një aspekt thelbësor i jetës sonë të përditshme. Me to jemi në kon takt të vazhdueshëm fizik, gjë që ka ngjallur shqetësime për rrezikun shëndetësor për shkak të rrezatimit që ato lëshojnë. Ndërsa shkenca mbi rreziqet e ekspozimit të zgjatur mbetet e paqartë, Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen nga Rrezatimi ka përpiluar të dhëna për telefonat inteligjentë që lëshojnë më shumë dhe më pak rrezatim. Telefonat renditen sipas shkallës specifike të përthithjes (SAR) kur telefononi eshte i vendosur në vesh. Shprehet në vat për kilogram të peshës trupore.
Sipas të dhënave nga Zyra Federale Gjermane për Rrezatimin, këto janë telefonat që kanë shkallën më të lartë të rrezatimit.
Motorola Edge – Ky model nga Motorola kryeson listën me një SAR prej 1.79.
ZTE Axon 11 5G – Kompania kineze bën paraqitjen e saj të parë në listë me një normë prej 1.59.
Sony Xperia XA2 Plus – Kompania japoneze shfaqet në listë me një nga telefonat më të lartë që emeton rrezatim me një SAR prej 1.41.
Google Pixel 3 XL – Google e bën atë të parën nga shumë paraqitjet me këtë model, me 1.39 vat për kilogram.
Sony Xperia XZ1 Compact – Sony bën paraqitjen e dytë në këtë listë, me Xperia XZ1 Compact, i cili ka një SAR prej 1.36.
Huawei P Smart – Kompania kineze bën hyrjen e saj të parë në këtë listë me një normë SAR prej 1.27. RTSH