Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMI100 vjet BSH, monedhë përkujtimore 100 lekë në metal të argjend

100 vjet BSH, monedhë përkujtimore 100 lekë në metal të argjend

Banka e Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e fundit konfigurimet e monedhës përkujtimore, për qëllime numizmatike, me tematikë “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”. Në një njoftim për shtyp, BSH-ja bën të ditur se, nëpërmjet një vendimi, Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar konfigurimet e dizajnit të monedhës përkujtimore 100 lekë, pa kurs ligjor, në metal argjend, me tematikë “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”. Monedha do të shtypet nga Banka e Shqipërisë me rastin e kremtimeve të 100-vjetorit të themelimit të “Bankës Kombëtare të Shqipnis”, e cila ishte banka e parë qendrore funksionale e vendit tonë.

Banka e Shqipërisë ka në koleksion e saj monedha përkujtimore të prerje që nga viti 1947 e deri në vitin 1976, kartëmonedha specimene të vitit 1976 si dhe monedha që përkasin periudhës që nga viti 1926 e deri në vitin 1937. Gjithashtu pjesë e katalogut janë edhe monedhat prerje përkujtimore të Pavarësisë 1912-1937, që i përkasin viteve 1939 -1964. Monedha përkujtimi për 25-vjetorin e Çlirimit 1944-1969. Ndërsa vend të rëndësishëm zënë monedhat e ndryshme prerje të viteve 1988 -2022, që bartin sinjifikim të momenteve të rëndësishme historike të vendit apo figurave të shquara që kanë lënë gjurmë në historinë, kulturën e kombit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ